Kidi.al ndihmon prindërit të gjejnë aktivitete të shëndetshme dhe argëtuese për fëmijët e tyre. Misioni ynë është të mbështesim një fëmijëri më aktive, më sociale dhe më të shëndetshme, duke ndikuar pozitivisht në mirëqenien fizike dhe mendore të fëmijëve.
Gjetja, krahasimi, organizimi dhe ndjekja e aktiviteteve për fëmijët shpesh bëhet me informacione të shpërndara, shumë pyetje dhe shumë kohë të humbur.
Prindërit kërkojnë në shumë vende njëkohësisht dhe shpesh prapë nuk e kanë të qartë çfarë ka pranë tyre, për cilën moshë është dhe çfarë i përshtatet më mirë fëmijës.
Oraret, çmimet, vendndodhja, vendet e lira dhe mënyra e regjistrimit shpesh kuptohen vetëm pasi kontakton një nga një. Edhe për gjërat bazë humbet kohë.
Kur aktivitetet janë në orare dhe vende të ndryshme, bëhet e vështirë të mbash gjithçka nën kontroll, të mos harrosh gjëra dhe të koordinohesh me pjesën tjetër të familjes.
Prindërit duan të dinë kush është ofruesi, sa serioz është dhe nëse mund t’i besojnë. Pa një vend të qartë për ta parë dhe krahasuar këtë, vendimi bëhet më i vështirë.
Kidi.al është vendi ku prindërit gjejnë më lehtë aktivitetet, kurset dhe shërbimet e duhura për fëmijët e tyre. Në vend që të humbni kohë me kërkime të shpërndara, ju merrni rekomandime të personalizuara, ofrues të verifikuar dhe një mënyrë të thjeshtë për të organizuar gjithçka në një platformë të vetme.
Shtoni fëmijët tuaj me interesat, oraret shkollore dhe qëllimet e tyre. Kidi mëson çfarë i duhet secilit fëmijë.
Qindra ofrues të verifikuar — aktivitete, mësime private, kampe verore dhe shumë më tepër — me rekomandime sipas moshës, vendndodhjes, dhe buxhetit.
Rezervoni me lehtësi, konfirmoni direkt me ofruesin dhe ndiqni orarin e fëmijës përmes kalendarit familjar të integruar.
Kërko, planifiko, rezervo dhe ndiq progresin e fëmijëve në një vend.
Rekomandime aktivitetesh sipas moshës, interesave dhe personalitetit të fëmijës suaj, edhe kur keni më shumë se një fëmijë dhe kërkoni lokacione të afërta dhe orare të ngjashme.
Çdo ofrues kalon verifikim identiteti dhe kontroll kualifikimesh. Për kategoritë e ndjeshme, vlerësim të plotë nga prindër të tjerë.
Shiko orarin e të gjithë familjes në një vend. Kidi zbulon konfliktet para se të ndodhin dhe sugjeron alternativaq.
Mesazhe, kërkesa, dhe konfirmime — gjithçka brenda aplikacionit, pa kërcime në platforma të ndryshme.
Fokusohuni tek ajo që bëni më mirë — Kidi.al menaxhon dukshmërinë, rezervimet dhe komunikimin me prindërit.
Profil i plotë i aktivitetit tuaj me informacion, foto, video dhe elementë që krijojnë besim.
Menaxhoni kërkesat, komunikimin me prindërit dhe orarin e aktiviteteve në një vend të vetëm.
Jepuni prindërve mundësinë të rezervojnë dhe të paguajnë më lehtë.
Bëhuni më të lehtë për t’u gjetur nga prindër që kërkojnë aktivitete si tuajat.
Kidi.al mbulon çdo nevojë të fëmijës, duke zgjeruar vazhdimisht kategorinë e shërbimeve.
Po e ndërtojmë Kidi.al me kujdes dhe duam feedback-un tuaj që ta krijojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Si i gjeni aktivitetet tani? Çfarë ju merr më shumë kohë? Çfarë keni provuar dhe nuk ka funksionuar? Çdo detaj — edhe ai që duket i parëndësishëm — na ndihmon të ndërtojmë diçka që vërtet ju nevojitet, jo diçka që supozojmë se do ta përdorni.
Plotëso formularinSi gjeni klientë të rinj? Si menaxhoni rezervimet dhe komunikimin? Cilat janë momentet ku humbni kohë ose të ardhura? Dëshirojmë të kuptojmë realitetin tuaj të përditshëm — jo të hamendësojmë — para se të projektojmë çdo gjë.
Plotëso formularin